Pas publikimit të dokumentarit që tërhoqi një vëmendje të madhe “Harry dhe Meghan”, princi ka kërkuar një rikthim të marrdhënies së tij me vëllain dhe babain e tij. Ai është shprehur se dëshira e tij është që ai të ketë një familje dhe jo një institucion. Princ Harry do të publikojë së fundmi edhe librin e tij ku do të japë detaje nga jeta në familjen mbretërore. Libri autobiografik i Harry-t i vjen pas dokumentarit të shfaqur në Netflix.