Ukraina shprehu zemërim të martën për një video që tregonte një burrë që ndiqej nga një dron në qytetin e Hersonit dhe e denoncoi atë si një "gjueti" dhe "safari" të qëllimshme që synonte civilët. Në pamjet filmike, një burrë shihej teksa kërkonte shpëtim pas një automjeti, i ndjekur nga një dron i pilotuar nga distanca që pas disa casteve shpërtheu. Burri, i cili po shiste perime në një treg rrugor në qytetin jugor, "pësoi lëndime trupore, por mbijetoi".