Ministria rumune e Mbrojtjes tha se kishte gjetur fragmente të dyshuara të një droni rus në tokën e saj, pasi Rusia sulmoi objektet portuale ukrainase pranë vendit anëtar të NATO-s gjatë natës. Autoritetet thanë se një dron kishte goditur tokën rreth 5 kilometra larg nga kufiri rumun me Ukrainën në orën 1:09 minuta të mëngjesit sipas orës lokale. Banorët afër kufirit në rajonin Tulcea të Rumanisë u njoftuan pak pas mesnatës. Qyteti dhe rajoni më i gjerë i Tulcea-s ndodhen direkt përtej kufirit nga porti ukrainas i Izmailit, të cilin Rusia e ka shënjestruar vazhdimisht. Lumi Danub shënon kufirin mes dy vendeve, pak në veri të Tulcea-s.