Në prangat e Policisë së Mirditës këtë të enjte është vënë 27 vjecari Kristian Gjoka, i cili kishte kultivuar fidanë kanabisi në një miniserë të improvizuar në fshatin Dardhëz. 27-vjecari, banues në fshatin Shënkoll të Lezhës arrestua në afërsi të miniserës që kishte në të platforma polistiroli në të cilat ishin kultivuar fidanët e kanabisit. Kjo miniserë ishte në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dardhëz.