Top News – Droni detar shkatërron helikopterin… / ‘Betejë’ pranë Krimesë, Ukraina krenohet
31/12/2024 12:43

Inteligjenca ushtarake ukrainase tha të martën se një nga dronët e saj detar kishte shkatërruar një helikopter rus dhe kishte dëmtuar një tjetër në Detin e Zi. Në një betejë pranë bregut perëndimor të Krimesë, të martën, një dron detar Magura V5, i pajisur me raketa goditi një helikopter rus Mi-8, tha agjencia e spiunazhit të Ukrainës, GUR në Telegram. Agjencia tha se kjo ishte hera e parë që një dron detar ukrainas kishte rrëzuar një objektiv ajror. Nuk ka patur ndërkohë asnjë koment nga Rusia. Mikhail Razvozhaev, guvernatori i emëruar nga Rusia i Sevastopolit në Krime, tha në Telegram se dy mjete lundruese pa pilot u shkatërruan pranë bregut gjatë natës. Pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022, Ukraina ka shtuar prodhimin e dronëve dhe ka zhvilluar dronët e sulmit detar. Rrëzimi i një helikopteri rus nga një dron i marinës ukrainase u raportua edhe nga disa blogera ushtarakë rus. Ndërkohë që agjencia e spiunazhit të ukrainës tha se një helikopter i dytë rus arriti të ulej në aeroport pasi u dëmtua në sulm. Në pamjet e publikuara nga GUR, një helikopter që fluturonte mbi ujë mund të shihej teksa shënjestrohej nga disa predha. Helikopteri është filmuar duke u rrëzuar pas sulmit. Ushtria e Kievit ka përdorur edhe më herët dronë detare për të goditur anijet luftarake dhe objektet ruse në gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Moska në 2014. Por, ky ishte rasti i parë kur një dron detar ukrainas shkatërron një mjet fluturues.

Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33