Top News/ Dronët ukrainas deri afër Moskës / Evakuohet qyteti që ‘ruan’ raketat e Putinit
18/09/2024 11:07

Një sulm me dronë nga Ukraina ka shkaktuar një zjarr dhe ka detyruar evakuimin e pjesshëm të banorëve në qytezën e Toropetsit, në pjesën perëndimore të rajonit Tver në Rusi, bënë të ditur autoritetet rajonale të mërkurën. Zjarrfikësit u angazhuan në shuarjen e zjarrit, tha Igor Rudenya, guvernator i rajonit që ndodhet në veriperëndim të Moskës, përmes një postimi në kanalin e administratës së rajonit në platformën Telegram. Ai nuk ka bërë të ditur se ku janë regjistruar zjarret. Sipas një raporti të publikuar më 2018 nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, Rusia po ndërtonte një magazinë për ruajtjen e raketave, municioneve dhe mjeteve të tjera shpërthyese në Toropets, një qytezë 1000-vjeçare, me popullsi prej rreth 11.000 banorësh. Nuk është njoftuar për viktima si rezultat i sulmit të së mërkurës në Tver, raporton Reuters. Shkollat kaluan në mësimin online në distriktin e Zapadnovisnkit, në kufi me atë të Toropetsit, bëri të ditur administrata e distriktit në rrjetin social VKontakte. Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 54 dronë që Ukraina kishte nisur gjatë natës, për të sulmuar pesë rajone perëndimore të Rusisë, raportuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, duke cituar një raport të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Guvernatorët rajonalë nuk raportuan për dëme nga këto sulme. Por, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk përmendi rajonin e Tverit, që kufizohet me rajonin e Moskës në juglindje. Sidoqoftë, raportimet nuk janë verifikuar dot në mënyrë të pavarur ndërsa ukraina nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë. Kievi ka thënë më herët se sulmet e tij në Rusi kanë për qëllim të godasin infrastrukturën ushtarake, energjetike dhe atë të transportit, që janë të një rëndësie kyçe për luftën e Rusisë në Ukrainë. Zyrtarët rusë rrallëherë japin hollësi për shkallën e plotë të dëmeve të shkaktuara nga sulmet ukrainase. Ndërsa Ukraina ka rritur prodhimin e brendshëm të dronëve gjatë dy vjetëve të fundit, ajo ka shtuar sulmet ndaj territorit rus. Sulmi më i madh ndonjëherë me dronë nga Ukraina goditi kryeqytetin rus në shtator, duke vrarë të paktën një person, ndërsa u dëmtuan shtëpi e u ndërprenë fluturime nga aeroportet e Moskës.

Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB