Top News/ Dronët rusë sulmojnë Moldavinë / Inkursion ‘agresiv’, 45 kilometra brenda kufirit
11/11/2024 11:46

Ministria e Jashtme e Moldavisë ka dënuar veprimet agresive të Rusisë, pasi dy dronë hynë në hapësirën ajrore moldave dhe u rrëzuan në territorin e vendit, të dielën. Një prej dronëve u gjet nga policia në Boroseni Noi, fshat në veri të Moldavisë, rreth 45 kilometra larg kufirit ukrainas, ndërsa tjetri në fshatin jugor, Firladeni, 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Të dy ishin dronë “mashtrues” të përdorur për të çorientuar mbrojtjen ajrore ukrainase. “Ne i dënojmë ashpër këto inkursione agresive dhe dënojmë sërish luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës”, tha ministria përmes një deklarate. Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Moldavia ka regjistruar 15 incidente me kalimin e dronëve rusë në hapësirën ajrore moldave. Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, ka fituar edhe një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale, të mbajtura ditë më parë, ndërsa vendi ishte në udhëkryq, i ndarë mes saj dhe Alexandr Stoianoglos, kandidat i afërt me Moskën. Ajo bën thirrje të vazhdueshme për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian dhe është kundër luftës në Ukrainë.

Top News – Meloni ‘gris’ taksën e qarkullimit / Lehtësohen miliona italianë, manovër para zgjedhjeve
18/09 13:34
Top News – Një vrasës serial, në qarkullim / Nëntë gra gjenden të vdekura afër Johanesburgut
18/09 13:34
Top News – Dronë dhe raketa kundër NATO-s / Rusia po planifikon sulme, paralajmëron Polonia
18/09 13:24
Top News – Trump përballë liderëve botërorë në OKB / I bllokuar e pa rrugëdalje në Iran
18/09 13:23
Top News – Trump përballë liderëve botërorë në OKB / I bllokuar e pa rrugëdalje në Iran
18/09 12:49
Top Channel/ Rusi, sot zgjedhjet parlamentare: Të parat që nga pushtimi i Ukrainës!
18/09 12:19
Top News – Arabia Saudite ‘fiton’ F35-at e SHBA-së / 24 miliardë dollarë ujdi, Trump miraton shitjen
18/09 12:19
Top News – Lindja e Mesme në flakë, lufta përhapet / Sauditët e Huthit këmbejnë sulme
18/09 12:19
Top News – Mosbesim te SHBA apo krizë e afërt…Evropa tërheq arin nga Shtetet e Bashkuara
18/09 11:49
Top Channel/Loja e Rusisë, senatorja amerikane:“Putin po kërkon të rraskapisë Ballkanin dhe Nato-n”!
18/09 11:46
Top News – Tre ditë zgjedhje në Rusi, nis votimi / ‘Barometër’ për mbështetjen e luftës së Putinit
18/09 11:43
Top Channel/ CDU, gati të braktisë Merz? Cfare ndodh të dielën!
18/09 11:17
Top Channel/ Atmosfera e planetit thyen rekord, niveli i avujve të ujit rrit rrezikun
17/09 23:37
Top Channel/ Nato-Rusi, tension në ajër, Aleanca ngre avionët luftarakë
17/09 23:35
Top Channel/ Sanksionet e reja të SHBA-së, Kremlini e fajëson: Do të pengosh…
17/09 22:27
Top Channel/ Ftesa për Kanadanë që t’i bashkohet BE, reagon Trump: Vendim armiqësor
17/09 20:02
Top Channel/ Suedi, dorëhiqet kryeministri. Humbi zgjedhjet, UlF Kristersson vendos për 24 orë
17/09 19:53
Top News – BE dhe Kanadaja, më të forta bashkë! Carney i përgjigjet Trump: Nuk po kërkojmë dominim
17/09 15:30
Top News – A është gati NATO për luftë??? Ukraina përshtatet shpejt, aleancës i duhen dekada
17/09 15:10
Top News – Kongresi amerikan ndëshkon Rusinë / Kremlini: Sanksionet largojnë paqen në Ukrainë
17/09 15:04