Top News/ Dronët rusë ‘hyjnë e dalin’ në Rumani / Varshava dërgon një ‘Patriot’ në Ukrainë
03/10/2024 16:11

Një sistem i mbrojtjes ajrore, Patriot, i dhuruar nga anëtarja e NATO-s, Rumania u dërgua të enjten në Ukrainë. “Falënderoj çdo shtet që na ndihmon ne me mbrojtje ajrore. Një falënderim të veçantë për Rumaninë për sistemin Patriot. Së bashku mund të arrijmë efikasitet më të madh, ne mund t’i japim fund terrorit rus, duke rrëzuar bashkërisht dronët Shahed dhe raketat ruse”, shkroi në X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa Ministria rumune e Mbrojtjes konfirmoi se sistemi Patriot është dërguar në Ukrainë. Sistemi patriot mbërriti në Kiev në të njëjtën ditë me shefin e ri të NATO-s, Mark Rutte, i cili në një vizitë të paparalajmëruar tha se do të punojë për rritjen e mbështetjes për ukrainën ndërsa vuri në pah edhe rrezikun që i kanoset anëtarëve të NATO-s, sikurse është Rumania, e cila gjendet në kufi me Ukrainën. Dronët rusë sërish sulmuan portin ukrainas të Izmajilit, duke nxitur Bukureshtin që të ngrejë në fluturim avionët luftarakë F-16 për të monitoruar situatën në orët e vona të 2 tetorit. “Mund të konfirmojmë se sistemi Patriot është dërguar në Ukrainë”, tha Constantin Spinu, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë, pasi Qeveria në Bukuresht muajin e kaluar miratoi një projektligj për të mundësuar dërgimin e këtij sistemi në Kiev.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01