Ministri i Jashtëm i Polonisë mbërriti në Kiev të premten për bisedime të sigurisë, disa ditë pasi në hapësirën ajrore të Polonisë u futën dronë rusë, ngjarje që nxiti shqetësime se pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në shtete të tjera. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, publikoi fotografi të takimit të tij me homologun polak, Radoslaë Sikorski, në një stacion treni në Kiev. “Nën dritën e përshkallëzimit të terrorit të Rusisë kundër Ukrainës dhe provokimeve kundër Polonisë, ne qëndrojmë të bashkuar”, shkroi Sybiha në rrjetet sociale.