Rritja e temperaturave dhe fillimi i sezonit turistik, kanë bërë që fundjava të rezervojë ngarkesë të trafikut rrugor, sidomos në akset rrugore me destinacion zonat bregdetare. Trafiku rrugor i shoqëruar edhe me parakalime apo manovra të gabuara të drejtuesve të mjeteve, si dhe përdorimi i celularit, mungesa e rripit të sigurimit apo qarkullimi në gjendje të dehur, kanë bërë që të rritet pasiguria në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm.