Top News – Dronët mbjellin frikë mbi Bruksel / Rihapet aeroporti, 80 fluturime të anuluara
05/11/2025 12:11

Aeroporti kryesor i kryeqytetit të Belgjikës pritet të rifillojë punën të mërkurën, pasi ndaloi rreth 80 fluturime për shkak të dyshimeve për praninë e dronëve, tha një zëdhënëse. 400 deri në 500 udhëtarë u detyruan ta kalonin natën në aeroportin Zaventem për shkak të pranisë së dronëve, tha për AFP-në zëdhënësja e aeroportit të Brukselit, Ariane Goossens. “Situata do të kthehet në normalitet gjatë ditës” me rifillimin e fluturimeve, shtoi ajo. Të martën në mbrëmje, trafiku ajror u pezullua gjithashtu për arsye sigurie në aeroportin e dytë më të madh në Sharleua, njoftuan operatorët atje. Skeyes, kompania përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Belgjikë, ndaloi fluturimet dy herë të martën në mbrëmje, rreth orës 20:00 dhe sërish rreth orës 22:00, pasi dronë të dyshuar u panë pranë aeroportit të Brukselit, Zaventem dhe atij të Liezhit. Ndërprerjet e fluturimeve vijnë pas një sërë incidentesh misterioze me dronë që kanë shënjestruar aeroporte dhe zona të ndjeshme ushtarake në disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Danimarkën. Dyshimet janë përqendruar mbi përfshirjen e mundshme ruse në rritjen e aktivitetit të dronëve në Evropë, në një kohë kur tensionet mbeten të larta ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon në vitin e saj të katërt. Gjatë fundjavës, autoritetet belge raportuan aktivitet dronësh mbi bazën ushtarake Kleine-Brogel, ku besohet se ruhen një numër armësh bërthamore amerikane. Inteligjenca ushtarake belge tha se po zhvillon një hetim për praninë e këtyre dronëve. Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, të hënën nuk e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë, por tha se duket të jetë një operacion i koordinuar i kryer nga “profesionistë”. “Ata po përpiqen të përhapin panik në Belgjikë. Ky është destabilizim”, tha Francken për mediat lokale.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00