Disa dronë të paidentifikuar janë raportuar në hapësirën ajrore të Moldavisë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë kufirit me Ukrainën. Policia Kufitare moldave bëri me dije se patrullat kishin konstatuar lëvizjen e mjeteve ajrore në disa zona të vendit. Sipas autoriteteve, dy dronë fluturuan përgjatë kufirit moldavo-ukrainas. Një tjetër dron u pikas në juglindje të vendit.