Një dron detarë i Ukrainës fundosi një anije patrullimi ruse të ankoruar në qytetin turistik Gelendzhik, në Detin e Zi, pranë një rezidence luksoze që dyshohet se i përket Vladimir Putinit. Sargan-3000 i prodhuar në Ukrainë shkatërroi një anije 200 metra të gjatë të quajtur Emerald, duke vrarë disa anëtarë të ekuipazhit dhe duke plagosur të tjerë. Sulmi është përshkallëzimi i fundit në fushatën e dronëve të Kievit, duke demonstruar shkallën në të cilën dronët detarë ukrainas e kanë ndihmuar Volodymyr Zelenskin të ushtrojë kontroll më të madh në Detin e Zi.