Shtetet e Bashkuara sanksionuan individë të lidhur me prodhimin e dronëve iranianë që, sipas Uashingtonit, po përdorën nga forcat e Vladimir Putin në luftën në Ukrainë. Nën sanksione kanë rënë gjashtë persona të lidhur me kompaninë iraniane “Quds Aviation Industries” (QAI), e cila është e angazhuar në projektimin dhe prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot.