Top News/ Dronë rusë mbi vendet e NATO-s / Rusia shkel hapësirën ajrore të Letonisë e Rumanisë
10/09/2024 11:04

Në lindje të Letonisë, anëtareë e BE dhe NATO-s, ka fluturuar një dron i dyshuar rus përmes Bjellorusisë duke u rrëzuar më pas në qytetin Rezekne. Ky incident po hetohet, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Riga. Edhe NATO është informuar. Forcat e armatosura letoneze e zbuluan objektin fluturues pa pilot në kohën që hyri në hapësirën ajrore letoneze dhe gjurmuan lëvizjen e tij. Më pas u lokalizua vendi i rrëzimit. Mbetet e paqartë se si një dron rus mundi të kalonte pa pengesa përmes Bjellorusisë në Letoni. "Kjo situatë është konfirmim i asaj, se ne duhet të vazhdojmë punën që kemi nisur për të forcuar kufirin lindor të Letonisë, duke përfshirë zhvillimin e aftësive të mbrojtjes ajrore dhe aftësive të luftës elektronike për të kufizuar aktivitetet e mjeteve ajrore pa pilot të aplikacioneve të ndryshme", tha ministri letonez i Mbrojtjes Andris Spruds. Ministria e Mbrojtjes kujtoi gjithashtu se vendi kishte zgjeruar aftësitë e tij mbrojtëse në vazhdën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka vazhduar për më shumë se dy vjet e gjysmë. Aleatët e NATO-s gjithashtu kryejnë patrullime të rregullta në hapësirën ajrore letoneze. Edhe Ministria e Mbrojtjes në Bukuresht ka bërë të ditur, se një dron rus fluturoi mbi territorin rumun të dielën në mbrëmje përpara se të hynte sërish në hapësirën ajrore të Ukrainës. Në qytetet kufitare Konstanca dhe Tulcea, ushtria lëshoi paralajmërime për popullatën në formën e mesazheve me tekst për telefonat celularë. Dy avionë luftarakë rumunë F-16 u ngritën për të vëzhguar fluturimin e dronit. Ushtria ka nisur kërkimet për mbetje të mundshme të dronëve në zonën e pabanuar të qytetit kufitar të Peripravë. NATO i ka dënuar incidentet, me zëvendës sekretarin e përgjithshëm Mirçea Geoana, që tha se nuk ka të dhëna që flasin për një sulm të qëllimshëm nga rusia ndaj aleatëve. “Por këto veprime janë të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme," tha Geoana.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04