Rusia vazhdoi sulmet me dronë në Ukrainë. Objektiv ishte Harkivi,qyteti I dytë më I madh në Ukrainë. Nga shpërthimet u plagosën të paktën 47 persona, thanë autoritetet lokale. Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se dronët goditën 12 zona të ndryshme në qytet gjatë mbrëmjes të së premtes. Ndërtesat e banimit, infrastruktura civile dhe makina u dëmtuan gjatë sulmeve, sipas guvernatorit rajonal të Harkivit, Oleh Syniehubov.