Top News – Dronë misteriozë mbi SHBA / Kush po i dërgon? Shihen prej disa javësh
15/12/2024 17:15

Një numër i madh dronësh misterioz janë raportuar të jenë parë ndërsa fluturojnë mbi pjesë të Nju Xhersit dhe Bregut Lindor në javët e fundit, duke ndezur spekulime dhe shqetësime se kush i ka dërguar dhe pse. Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy i shkroi një letër Presidentit Joe Biden duke i kërkuar përgjigje. Senatori i ri i Neë Jersey-t, Andy Kim, e kaloi natën e së enjtes në kërkim të dronëve në veri të Nju Xhersit. Murphy dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë theksuar se dronët nuk duket të jenë një kërcënim për sigurinë publike, por shumë ligjvënës shtetërorë dhe komunalë megjithatë kanë kërkuar rregulla më të rrepta se kush mund të ngrejë në qiell mjetet fluturuese pa pilot. FBI është një nga disa agjencitë që po hetojnë rastin dhe u ka kërkuar banorëve të ndajnë video, foto dhe informacione të tjera që mund të kenë në lidhje me dronët. Dhjetra dëshmitarë në Nju Xhersi kanë raportuar se kanë parë dronë në qiell duke filluar nga nëntori. Në fillim ata u panë duke fluturuar përgjatë lumit Raritan, i cili ushqen rezervuarin Round Valley, rezervuarin ujor më të madh të shtetit, rreth 80 kilometra në perëndim të qytetit të Nju Jorkut. Por shpejt pamjet e dronëve u raportuan në mbarë vendin, përfshirë edhe strukturat ushtarake, kërkimor dhe prodhuese, e mbi të gjitha mbi fushën e golfit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Bedminster. Kohët e fundit dronët janë parë edhe në zonat bregdetare.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52