Detaje të reja kanë dalë në pah nga plumbi që depërtoi në trupin e 28 vjeçarit, Taulant Beqiri në dhomën e hotelit në Ksamil. Mësohet se këmbëza e pistoletës që plagosi Beqirin është shkrepur nga miku i tij, Edison Vyzaj, e më pas arma u fsheh nga italiani Perera i cili ndodhej në vendin e ngjarjes. Pasi është dërguar në spital, 28-vjeçari ka refuzuar të japë të dhënat e tij dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes. Megjithatë nga provat e evidentuara në vendin e krimit, policia ka hedhur dritë mbi skemën kriminale.