Një shitës këpucësh në Londër rrezikon vite burg, pasi pranoi përfshirjen në një rrjet ndërkombëtar ku gratë drogoheshim dhe abuzoheshin seksualisht nga partnerët e tyre. Darren Conëay, 52 vjeç, u deklarua fajtor për 11 akuza. Conëay pranoi se kishte nxitur burra të tjerë të kryenin abuzime seksuale ndaj grave të tyre, ndërsa ato ishin në gjumë, pa ndjenja ose nën efektin e substancave. Vetëm gjatë vitit të kaluar, ai i kishte dërguar mesazhe një burri duke e nxitur të prekte seksualisht dhe t’i hiqte rrobat gruas së tij, në disa raste.