SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 21 trafikantë të cilët në formën e grupit të strukturuar kriminal, trafikonin lëndë narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme, Turqia, Greqia, Shqipëria me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Bëhet fjaë për lëndët narkotike “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro. SPAK bën me dije se janë sekuestruar automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular dhe vlera monetare.