Ilaçi që duket se ngadalëson plakjen tek qentë e mëdhenj , duke zgjatur potencialisht jetëgjatësinë e tyre , është afër miratimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA). Ljami u njoftua nga kompania prodhuese e drogës, Loyal, javën e kaluar në San Francisko, teksa vlen të theksohet se nëse miratohet, ky do të jetë ilaçi i parë i këtij lloji në treg. "Ka 25 milionë qen të racave të mëdha vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ne mund t'i ndihmojmë të jetojnë më gjatë dhe me një cilësi më të mirë jete", tha CEO i kompanisë, Celine Halioua.