Pranimi I marrëveshjes për paqe nga Hamas, sipas planit prej 20 pikash të prezantuar nga presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, krahas lirimit të pengjeve, ka sjellë efekte të tjera positive për banorët e Gazas. Teksa qindra mijë palestinezë vijojnë kthimin në Gaza, Izraeli I ka dhënë dritën jeshile Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dërgimin e ndihmave masive humanitare për banorët e Gazas.