Ndërkombëtarët kanë reaguar pozitivisht pas pranimit të planit me 20 pika të presidentit amerikan Donald Trump nga ana e Hamasit. Kancelari Friedrich Merz tha se plani i paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën është mundësia me e mirë për paqe. Më tej ai shprehu mbështetjen e tij pas apelit të presidentit të SHBA-së drejtuar të dyja palëve.