Të paktën 20 palestinezë janë vrarë në dy sulme ajrore izraelite që goditën një restorant dhe një treg të mbushur me njerëz në të njëjtën zonë në qytetin e Gazës. Videot e postuara në mediat sociale treguan trupa të rrëzuar mbi tavolina në restorantin e ndodhur në lagjen veriore Rimal, që kohët e fundit ka shërbyer si një mensë për komunitetin. Mes viktimave kishe dhe fëmijë. Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportet, raporton BBC.