25 të rinj të shkollave të mesme të vendit u bënë pjesë e ditës së punës së një prej 25 drejtuesve ekzekutivë të bizneseve, institucioneve publike kombëtare e lokale, medias dhe organizatave joqeveritare. Secili prej tyre pati mundësinë të njihet, jo vetëm me rolin, funksionin, përgjegjësitë që mbart pozicioni i një drejtuesi të suksesshëm, por edhe me sfidat që ndesh në marrjen e vendimeve të rëndësishme.