Katër mijë rrënjë kanabis u zbuluan në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Ai kishte përshtatur dy ambiente në shtëpinë e tij në fshatin Kurtaj, të njësisë administrative Gjocaj, ku kultivonte drogë përmes llambave elektrike. Aksioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me policinë e Elbasanit dhe atë të Peqinit, nën drejtimin e prokurorisë Elbasan bazuar në informacionet që ishin siguruar dhe në rrugë operative nga agjentët.