Më urdhër të Prokurorisë së Tiranës, policia ka arrestuar drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e një dege të një banke të nivelit të dytë në kryeqytet, të cilët dyshohet se kishin ngritur dhe drejtuar një skemë vjedhjeje nga llogaritë bankare të klientëve. Si pjesë e të njëjtës dosje, gjashtë punonjës të bankës janë gjithashtu nën hetim me masën e sigurisë arrest në shtëpi ndërsa katër të tjerë janë pezulluar nga detyra.