Deputeti italian dhe Presidenti i Rajonit të Abruzzo-s, Luciano D'Alfonso, ka shprehur mbështetje për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar kujdes dhe respekt për procesin e hetimeve ndaj tij nga organet e drejtësisë. D'Alfonso ka theksuar se është e rëndësishme të mos ngatërrohen dyshimet me të vërtetën dhe ka vlerësuar Veliajn si një kryebashkiak të aftë, të përkushtuar pas inovacionit dhe i vlerësuar për punën e tij.