Një tablo alarmante pasqyron Dojçe Vele në Serbi, ku pavarësia e drejtësisë po përballet me presion të vazhdueshëm politik, duke u kthyer në një nga pengesat më të mëdha në rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian. Dëshmitë tronditëse të gjyqtarëve dhe prokurorëve flasin për ndërhyrje direkte në proceset gjyqësore, transferime të papritura dhe një klimë frike që po thellohet dita-ditës. Gjyqtarja Snezhana Ivkoviç përshkruan një realitet ku çështjet mund të hiqen nga duart e një gjyqtari nëse vendimet e tij nuk përputhen me interesat e pushtetit, ndërsa transferimet e papritura përdoren si mjet presioni ndaj atyre që nuk binden.