Me kërkesë të Partisë Demokratike, përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë u thirrën në Kuvend për t’u ballafaquar me ligjvënësit sa i takon ngërçit të krijuar me pagat. Kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani dhe zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, ju referuan vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kur thanë se paga referuese nuk duhet të jetë ajo e presidentit, ndaj drafti i dy deputetëve socialistë nuk shkon në drejtim të zbatimit të këtij vendimi. “ Në referim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është përcaktuar se paga duhet të bazohet në pagën e një funksionari që rritet herë pas here dhe indeksohet në drejtim të përmirësimit të kostove të jetesës.”