Prokuroria e Përgjithshme i është bashkuar qëndrimit të institucioneve të tjera të drejtësisë, kundër projektligjit të PS për pagat e magjistratëve, Këtë të mërkurë, Organi i përgjithshëm i akuzës i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Kuvendit ku i shpreh qëndrimin mbi projektligjin. Sipas prokurorisë, ky projektligj krijon diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive”. “Projektligji, në parim nuk garanton zbatimin e plotë dhe efektiv të Vendimit nr.15, datë 17/02/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe standardet kushtetuese të përcaktuara në të”-thuhet në reagimin e prokurorisë.