Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në çështjet civile dhe tregtare. Lajmi është dhënë nga ministri I Drejtësisë Ulsi Manja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruan se nënshkrimi i kësaj Konvendteështë një hap i rëndësishëm që garanton njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore shqiptare në të gjitha shtetet anëtare.