Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat, duke iu referuar raportit të “Reporterëve pa Kufij”, u shpreh se Shqipëria ka pësuar sërish rënie në renditjen ndërkombëtare për lirinë e shtypit. Deputetja e lidhi këtë edhe me rrëzimin e kërkesës së Ilir Metës për të pasur një seancë gjyqësore të hapur dhe transmetim direkt. Sipas saj, duhet të ketë transparencë për opinionin publik.