Ky 17 shkurt ishte ditë feste dhe proteste për të gjithë shqiptarët. 18 vjetori i pavarësisë erdhi pak ditë pas pretencës në Hagë ku u kërkuan 180 vite burgim për çlirimtarët Hashim Thaçhi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në mënyrë simbolike monumenti ikonik i Prishtinës ‘Neëborn’ u rrethua me hekura me mbishkrimin ‘Kosova e burgosur’ dhe mbi të u vendosën emblema magnetike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.