Në samitin që do të mbahet në qershor në Bruksel, liderët e vendeve anëtare do të vendosin diçka jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e Bashkimit Europian: Fillimin e procesit të ndryshimit të Traktatit të Lisbonës. Tashmë, Parlamenti Evropian ka hapur zyrtarisht kapitullin e heqjes së parimit të unanimitet – ose siç njihet ndryshe e drejta e vetos. Kjo lëvizje do t’i hapte rrugën integrimit të më të shpejtë të Shqiëpërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimore në BE. Prej vitesh Shqipëria është bllokuar në hapjen e negociatave, nga vetija e venë fillimisht nga Franca dhe Holanda kundër vendit tonë dhe tanimë nga vetoja e vënë nga Bullgaria kundër Maqedonisë së Veriut.