Top News – Drejt bashkimit evropian/ Emigrantët ngrenë tenda në Serbi
28/09/2020 22:00

Dhjetëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë ngritur tenda jashtë Suboticës, qytet në veri të Serbisë, me synimin për të kaluar fshehurazi kufirin e afërt me Hungarinë që çon për në Evropën Perëndimore. Sipas Qendrës së Mbrojtjes së Azilit, ka rreth 1.000 migrantë në provincën veriore të Vojvodinës që përpiqen të kalojnë në vendet fqinje duke përfshirë Rumaninë dhe Hungarinë, për në pjesët më të pasura të kontinentit. Rreth 1000 migrantë të tjerë ishin në Beograd, shumë prej tyre qëndronin në ajër të hapur në parqe ose në brigjet e lumenjve para se të lëviznin gjithashtu në veri drejt kufirit. "Ne kemi 150 migrantë që hyjnë në vend nga jugu çdo ditë," tha Rados Gjuroviç, drejtori ekzekutiv i qendrës. Migrantët vendoseshin në radhë për bukën që shpërndahej nga vullnetarët, por pak, nëse kishte, mbanin maska pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, raporton Reuters. Svetlana Palic, zëdhënëse e komisionit të qeverisë për refugjatët, tha se numri i përgjithshëm i migrantëve në Serbi ështe rreth 30% më i lartë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Javën e kaluar, Bashkimi Evropian nisi diskutimin e një plani për të rishikuar rregullat e migracionit që e kanë ndarë bllokun prej kohësh, duke përfshirë një element që do të detyronte de facto secilin shtet të pranonte një numër refugjatësh. Polonia dhe Hungaria janë kundër masave të tilla. Serbia ishte një pikë kyçe për migrantët më 2015, kur më shumë se një milion njerëz që ikën nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Azi u futën në brigjet e BE-së, duke nxitur ndjenjat e ekstremit të djathtë.

Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18