Departamenti amerikan i drejtësisë po vlerëson dokumente të klasifikuara të gjetura në ish zyrën e presidentit Joe Biden në një institut studimesh – tha Shtëpia e Bardhë. Rreth 10 dosje u zbuluan në një sirtar të mbyllur në qendrën Penn Biden në Uashington, në nëntor, nga ekipi ligjor i Biden – tha avokati i tij.