Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, i hartuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës. Hartuesit e raportit duke iu referuar vlerësimeve të Komisionit të Venecias, vërejnë se “paraburgimi i zgjatur i kryetarëve të bashkive duhet trajtuar me kujdes të veçantë”. Në raport thuhet se një situatë e tillë “mund të vërë në pikëpyetje si të drejtat individuale të kryetarëve sipas Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut, ashtu edhe të drejtat e votuesve që i kanë zgjedhur ata.”