GJKKO vendosi të ndaj dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke pranuar kërkesën e 7 të pandehurve për gjykim të shkurtuar, mes tyre biznesmenët Elman Abule, Fatmir Bektashi apo edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka. Gjyqi nisi me debate ndërsa Veliaj nuk ishte i pranishëm, duke u përgaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca.