Top News- Dosja sekrete “Project Fish” : Si i vlerësonte Kremlini, ish-kryeministrin Boris Johnson
02/07/2026 22:33

Një dosje e panjohur më parë, e përgatitur nga ish-agjenti i MI6 Christopher Steele, pretendon se shërbimet sekrete ruse kishin monitoruar për dekada disa nga figurat më të rëndësishme të politikës britanike, duke hartuar profile të detajuara mbi personalitetin dhe potencialin e tyre politik. Raportimi është publikuar nga The Telegraph, i cili ka pasur akses në dokumentin e quajtur “Project Fish”, të hartuar në vitin 2022 nga Steele, ish-drejtues i sektorit rus në MI6. Sipas dosjes, Kremlini kishte hapur një profil për Boris Johnson që në vitet ’80, kur ai ishte student në Universitetin e Oksfordit. Shërbimi i Jashtëm i Inteligjencës ruse (SVR) thuhet se e përshkruante Johnson si një njeri “ekscentrik, plot humor, sharm dhe inteligjencë”, por njëkohësisht “të pëlqyeshëm, por të pabesueshëm”, me “shenja paqëndrueshmërie”. Dosja pretendon gjithashtu se agjentët rusë e konsideronin Johnson një figurë me potencial politik, por në fund arritën në përfundimin se ai nuk ishte një kandidat serioz për krijimin e një marrëdhënieje afatgjatë me inteligjencën ruse. Vetë ish-kryeministri britanik reagoi ndaj raportimit, duke deklaruar për The Telegraph se i dukej e pabesueshme që KGB-ja të kishte përpiluar dosje për studentët e Oksfordit në vitet ’80.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55