Top News – Dosja ‘Revanshi’. GJKKO dënon 7 persona, Durim Bami merr 10 vite burg
15/09/2026 10:51

Shkalla e parë e gjykatës së posaçme ka dalë me vendim në lidhje me një fraksion të dosjes voluminoze të njohur si ‘Revanshi’. Në përfundim të gjykimit, që u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar u dhanë dënime me burg për shtatë persona, më konkretisht për Durim Bamin, Altin Morinën, Oltion Zefin, Aldo Avdylajn, Jozi Krajën, Henerigert Mitri dhe Edson Jozvik, njohur edhe me emrin Edison Pjetri. Dënimi më i lartë është dhënë për Durim Bamin, i cili ka marrë 10 vite e 8 muaj burgim. Bami është shpallur fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje, kultivim të bimëve narkotike dhe krijimin e drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal. 10 vite burg në mungesë mori Oltion Zefi, i akuzuar për trafikim narkotik dhe organizim grupi kriminal. Edson Jozvik është dënuar me 8 vite burgim për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Për ish efektivin e RENEA-s, Altin Morinën gjykata ka dhënë 6 vite e 8 muaj burgim. Ai është shpallur fajtor për kultivim të bimëve narkotike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtje pa leje të armëve. 5 vite e 4 muaj është dënuar Henerigert Mitri, për kultivim droge dhe shpërdorim detyre, ndërsa dy të tjerët, Jozi Kraja dhe Aldo Avdyli gjykata vendosi 4 vite e 8 muaj burgim. Këto janë vendimet e GJKKO pas aplikimit të zbritjes së një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Top Channel/ Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar
02/11 11:10
Top Channel/ E reja humb kontrollin, merr para këmbësoren, pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares
02/11 11:03
Top Channel/ Masa ‘detyrim paraqitje’, Berisha paraqitet në Spak
02/11 10:50
Top Channel/ Diskutohet projektligji për buxhetin 2027 për mjedisin, infrastrukturën dhe ekonominë
02/11 10:25
Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43