Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal me numër 136 të vitit 2019, që bën fjalë për vjedhjen me armë të shumave monetare të tre bankave të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në datën 9 prill të vitit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.