Dosja e SPAK për dy vrasjet e ndodhura brenda një jave në korrik të 2020 në Elbasan tregon se organizatori i tyre ishte Nuredin Dumani, ndërsa porositësi Erjon Alibej. Në të njëjtën dosje zbardhen edhe debatet mes Dumanit dhe Alibejt dhe mosbesimin e thellë të botës së krimit në qytetin e Elbasanit.