Top News – Dosja e vrasjes së Sofisë/ Cili ishte roli i Bujar Lezës, mister porositësi
26/12/2021 16:02

Ekzekutimi i biznesmenit Behar Sofia më 25 shkurt të këtij viti tronditi opinionin publik, pasi ishte një vrasje e regjistruar në mes të ditës, në mes të kryeqytetit. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, ndërkohë që u raportua se vrasja ishte kryer kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh, ndërsa si autor i dyshuar i saj u arrestua Ernejt Shyti. Ky i fundit, u prangos në Malin e Zi disa javë pas ngjarjes, teksa policia tha se kishte gjetur maskën, por edhe biçikletën me të cilën ai ishte larguar pas krimit. Si bashkëpunëtorë të Ernejt Shytit, fillimisht u arrestuan Skënder Vathi, Leonard Xhixha, dhe Xhuljano Visha, ndërsa sot Policia e Tiranës njoftoi se ka identifikuar si bashkautor dhe shtetasin Bujar Leza, i cili ndodhet në burgun e Fushë Krujës, me akuzën e dhunës në familje. Leza kishte njohje me të arrestuarin tjetër si bashkëpunëtor Leonard Xhixha dhe dyshohet se kanë qenë personat të cilët po vëzhgonin biznesmenin Behar Sofia pak para se të kryhej vrasja pranë zonës së Piramidës në Tiranë. Njohja me Xhixhës dhe Lezës vërtetohet nga hetimet e kryera më herët nga Policia ku këta dy shtetas, të ndihmuar edhe nga një banor i fshatit Gjoricë në Bulqizë, më 10 Nëntor të 2014-ës kanë tentuar të vrasin shtetasin Fatjon Alimani. Por, edhe dy bashkautorët e tjerë nuk janë emra të panjohur për Policinë. Për shtetasin Skënder Vathi, Prokuroria e Krujës i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë arrest me burg, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë vendosën një sasi eksplozivi që ka shpërthyer pranë një rrobaqepësie, në rrugën “Punëtori” në Fushë-Krujë, në nëntor të vitit 2016. Ndërsa shtetasi Xhuljano Visha, është dënuar më herët për veprën penale “Vjedhja”.

Top Channel/ IKMT zbarkon në Drimadhe, shembet objekti jashtë lejes ndërtimore
27/08 10:47
Top News- Rama vijon takimet në kryeministri, çfarë pritet të ndodhë
27/08 10:37
Top News- Do furnizonte bandat me armë/ Kapet i riu me 2 kallashnikovë në Tiranë
27/08 10:00
Top Channel/ Transportonte dy kallashnikovë nga Burreli drejt Tiranës, vihet në pranga 22-vjeçari
27/08 09:51
Top News- Në kërkim për trafik droge/ Arrestohen tre persona në Fier për llogari të Italisë
27/08 09:46
Top Channel/ Tmerr në Lushnje, shpërthen në flakë paneli elektrik në një bllok pallatesh, 5 të asfiksuar
26/08 23:04
Top Channel/ Vijon situata kritike nga zjarri në Vlorë, thirrja urgjente për banorët
26/08 22:25
Top Channel/ Gjendje alarmante në Lushnje! Pallati në flakë, thuajse 10 persona dërgohen në spital
26/08 22:14
Top News- Luftë e ashpër me flakët në Vlorë, zjarri përpin të gjithë pyllin
26/08 22:00
Top News- Makina përplas biçikletën/ Humb jetën 50-vjeçarja, shoqërohet shoferi
26/08 21:57
Top News- Aksident i rëndë në Korçë, makina merr para 50-vjeçaren, humb jetën
26/08 21:53
Top Channel/ Zjarr në një pallat në Lushnje! Panik për banorët, dalin me urgjencë nga ballkonet
26/08 21:50
Top News- Zjarri në Vlorë jashtë kontrollit/ Përkeqësohet situata, vijon ndërhyrja nga ajri
26/08 21:30
Top Channel/ Aksident tragjik në Korçë, humb jetën këmbësorja
26/08 21:23
Top News- Situatë kritike në pyllin e Poros, flakët jashtë kontrollit, zona e pushtuar nga tymi
26/08 19:33
Top Channel/ Zjarri në pyllin e Poros, jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata
26/08 19:14
Top News- Arrestohen dy vëllezërit në Itali/ ‘The Wanted’, pritet ekstradimi në Shqipëri
26/08 17:54
Top News- Humbën jetën nga aksidenti tragjik/ Përcillen në banesën e fundit dy motrat Dhimaku
26/08 16:31
Top Channel/ Drama e familjes që humbi 2 vajzat në aksident! Kërkohet ndihmë për djalin me leuçemi
26/08 15:53
Top Channel/ Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, për shuarjen e flakëve edhe dy helikopterë
26/08 15:41