Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqajt për të detyruar prokurorinë e posaçme që t’i vendosë në dispozicion pa pagesë aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij në çështjen e sterilizimit. Vendimi është marrë këtë të hënë nga ana gjyqtarit Erjon Bani, që e ka vlerësuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë si të pabazuar në ligj.