Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko reagoi për herë të parë për skemën e dyshuar të mashtrimit me kreditë nga Micro Credit Albania dhe informacioneve për hetime nga SPAK për shpërdorim detyre ndaj zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë. I pyetur nga Top News, guvernatori Sejko u shpreh se nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.