Për të pestën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish zëvëndës kryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve. Vonesa për kthim përgjigje e letër porosive që organi i akuzës ka dërguar në Zvicrës si dhe ekspertimi i aparatit celular, u bënë edhe këtë herë pengesë për mbylljen e hetimeve për ish numrin dy të qeverisë.