Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanajt nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje. Karçanaj po hetohet nga SPAK për abuzime me tenderat në institucionin që ajo drejtonte, Ndërkohë kanë lënë në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë Mirlinda Karçanaj do të paraqitet pranë policisë gjyqësore, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00.