Top News – Dosja 184, pse ngecën hetimet!/ Kush janë 3 prokurorët ‘fajtorë’ për çështjen
21/05/2021 11:37

Prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela i ka mbërritur një raport për veprimtarinë e prokurorëve të cilët janë angazhuar në hetimin e dosjes 184. Në raport konstatohet një mosangazhim procedurial nga ana e prokurorëve, gjë që ka rezultuar në mosfillimin apo regjistrimin e procedimit penal, duke cënuar interesat e subjekteve të interesuara. Kyeprokurori, Olsian Çela, i ka dërguar një shkresë zyrtare Inspektorit të Lartë të Drejtësië, ku i kërkon të nisë menjëherë hetimet për dy prokurore të Dibrës, lidhur me dosjen e bujshme 184. Çela ka kërkuar hetimin e punës së prokuroreve Belinda Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj, për veprime individuale të tyre gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat mund të kenë rezultuar në krijimin e burokracive për zvarritjen e hetimeve për dosjen 184. Krahas Belinda Zenelit dhe Xhoana Mehmetaj, Çela kërkon të hetohet edhe drejtuesi i Prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojku për mënyrën se si janë ushtruar kompetencat e dhëna nga ligji, në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër. Dosja 184, i referohet çështjes së denoncuar nga Partia Demokratike, në lidhje me shitblerjen e votës në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016 në Dibër. Pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, Dibra zhvilloi zgjedhje ku fitues doli Muharrem Rama i Partisë Socialiste përballë Sherefedin Shehut të Partisë Demokratike. Kjo dojse ka kaluar disa herë për shqyrtim nga Dibra në Tiranë derisa SPAK në fund vendosi t’ia lërë si hetim prokurorisë së Dibrës, e cila dërgoi në gjyq si të pandehur katër ish zyrtarë të policisë dhe njësive administrative.

Top Channel/ “Nuk mendova për jetën”! Polici hero tregon si i shpëtoi të aksidentuarit
09/08 21:48
Top Channel/ Ndërhyri për të shpëtuar të aksidentuarit rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova…
09/08 21:25
Top Channel/ Dyndje nga Greqia/ Në Kapshticë ka shumë më tepër persona që hyjnë në Shqipëri
09/08 19:19
Top Channel/ Trafikonte armë në Itali, arrestohet 30-vjeçari i dënuar si kreu i një grupi kriminal
09/08 15:41
Top Channel/ Polici shpëton të aksidentuarit, vlerësohet me certifikatë mirënjohje për ndërhyrjen
09/08 15:13
Top Channel/ Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, dhjetëra mjete drejt vendit tone
09/08 13:33
Top News- Emigrantët kthehen në atdhe për pushime/ Fluks në Kapshticës, shtohet numri i sporteleve
09/08 13:29
Top Channel/ Vijojnë zjarret në Finiq dhe Mirditë, ndërhyjnë nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”
09/08 13:19
Top News- Tentoi të eliminonte 28-vjeçarin/ Gjatë sherrit plagoset dhe vëllai i autorit
09/08 12:54
Top Channel/Helmi nga konservat e prishura, çfarë po ndodh në Itali me botulizmin dhe si të mbrohemi
09/08 12:28
Top Channel/ Udhëtim mes maleve, suedezët përshkojnë me biçikleta Ballkanin dhe ndalen në Shqipëri
09/08 12:18
Top Channel/ Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin në bujqësi
09/08 12:16
Top Channel/ Pastrimi i rrugëve në Korçë, 377 objekte do largohen vullnetarisht ose do shkatërrohen
09/08 12:14
Top News- Jahti luksoz ankorohet në Durrës/ ‘Dragonfly’ furnizohet me 600 mijë litra naftë
09/08 12:10
Top News- Durrësi, stacioni i superjahtëve, ‘bisha’ ankorohet në port
09/08 12:02
Top Channel/ 18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, vijojnë flakët në 6 qarqe
09/08 11:41
Top News- Arrestohet 32-vjeçari në Krujë/ Droni zbulon parcelën me kanabis
09/08 11:39
Top Channel/ Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, bie në pranga 32-vjeçari
09/08 11:22
Top News- Aksident i trefishtë në Zvërnec, përfundojnë në spital dy persona
09/08 11:21
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë
09/08 11:18