Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se dëshiron një “përfundim të plotë” të problemit bërthamor me Iranin, duke theksuar se do që vendi “të heqë dorë krejtësisht” nga armët bërthamore. Këto deklarata Trump i bëri për gazetarët në avionin presidencial amerikan, gjatë kthimit në Uashington pas pjesëmarrjes në samitin e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara që u mbajt në Kanada.